Site icon Telegrafi

Juventusi triumfon ndaj Romës në derbin e javës në Serie A  

Mario Mandzukic (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka fituar ndaj Romës me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 17-të të Serie A.

Pjesa e parë i takoi në tërësi Zonjës së Vjetër, e cila përvec shumë rasteve të krijuara gjeti edhe golin.

Juventusi rrezikoi me anë të Alex Sandros (8′, 18′), por në të dyja rastet ishte portieri Robin Olsen, i cili priti goditjet e tij.

Festa e Mandzukicit pas golit të shënuar (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 35-të të ndeshjes ishte Mario Mandzukic, i cili shënoi me kokë për epërsinë 1-0 pas asistimit të Mattia De Sciglios.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe të dyja skuadrat patën rastet e tyre, por më të mira për gol ishin ato të vendasve.

Ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo (59′, 61′), i cili rrezikoi dy herë, por goditjet e tij u pritën nga portieri Olsen.

Ronaldo pati disa raste të mirë për gol (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Juventusi gjeti golin edhe në minutën e 70-të me anë të Giorgio Chellinit, por ky gol u anulua për një faull në portierin e Romës.

https://twitter.com/Gianfra2809/status/1076583333197434880

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga dy skuadrat, por ishte Juventusi që gjeti golin me Douglas Costa (90+),  gol i cili u anulua si i parregullt nga VAR-i dhe Juventusi fitoi me rezultat minimal 1-0.

Pas kësaj fitore, Zonja e Vjetër ka 49 pikë në vendin e parë, ndërsa Giallorossët renditen në vendin e 10-të me 24 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bianconerët udhëtojnë te Atalanta, ndërsa Roma e pret në shtëpi Sassuolon. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version