Site icon Telegrafi

“Juventusi t’ia jap fanellën me numrin 10-të” – Del Piero bekon si pasardhës të tij Yildizin

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero emëron Kenan Yildizin si trashëgimtarin e tij, duke thënë që t’i japin fanellën me numrin 10.

Talenti turk e admiron aq shumë idhullin e fëmijërisë, Del Pieron, saqë kopjon edhe festën e golit duke nxjerrë gjuhën jashtë.

“Yildiz është sigurisht ndër lojtarët e rinj që më pëlqejnë më shumë, ai tashmë ka treguar disa nga ato që mund të bëjë”.

“Unë do t’i jepja atij fanellën me numrin 10. Sezonin e kaluar, Nicolò Fagioli dhe Fabio Miretti tashmë kanë bërë gjëra të mëdha, dhe duke parë se ata janë italianë, është mirë si për Juventusin ashtu edhe për Italinë.

Lexo po ashtu Allegri nuk garanton qëndrimin te Juventusi

“Ka shumë lojtarë të rinj premtues, por ne nuk duhet të nxitojmë të gjykojmë, kështu që ne mund t’u japim atyre kohë për t’u shprehur pa presion të panevojshëm”, ka thënë Del Piero për Radio Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version