Juventusi thuhet se nuk do të vazhdojë më me Gonzalo Higuainin dhe Sami Khediran.
Zonja e Vjetër nuk i sheh ata më në planet e tyre, andaj janë të lirë që në këtë verë të kërkojnë skuadër të re.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Andrea Pirlo do të takohet me dy lojtarët dhe do u konfirmojë se nuk janë pjesë e taktikave të tij.
Higuain ka kohë që lidhet me një largim nga torinezët, pas një huazimi të dështuar te Milani dhe Chelsea.
Në anën tjetër, Khedira më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur, andaj Pirlo dëshiron t’i largojë dy lojtarët që janë në perëndim të karrierës së tyre. /Telegrafi/