Telegrafi

Juventusi tenton t’ia rrëmbejë Romës mesfushorin Pellegrini

Kampioni aktual i Italisë, Juventus mund t’ia rrëmbejë një tjetër futbollist të rëndësishëm Romës.

Fjala është për mesfushorin italian, Lorenzo Pellegrini i cili ka filluar të luaj me mjaft sukses te Roma.

21-vjeçari shihet si pasardhës i Daniele De Rossit dhe është rritur tek akademia e ‘Giallorosëve’.

Por ‘Zonja e Vjetër’ po e sheh Pellegrinin si pasardhës të Claudio Marchisios dhe po tenton transferimin e tij.

Sipas medieve italiane Juventus është e gatshme ta paguajë klauzolën e lojtarit e cila është vetëm 28 milionë euro.

Roma duke parë gabimin e vogël me klauzolë të ulët ka vendosur të fillojë bisedimet me lojtarin për një kontratë të re.

Sipas medieve italiane Roma po kërkon që t’i zgjasë kontratën Pellegrinit deri në vitin 2023 dhe t’ia heqë klauzolën.

Në garë për lojtarin mbetën edhe Chelsea, Manchester United dhe Manchester City. /Telegrafi/