Juventusi do të prezantojë trofeun e Superkupës së Italisë përpara tifozëve të tyre në shtëpi në ndeshjen e së hënës me Chievon.
Ndeshja fillon të hënën në ora 20:30 në Allianz Stadium.
Bardhezinjtë e mundën Milanin 1-0 me golin e Cristiano Ronaldos në Jeddah të mërkurën për të marrë trofeun, i cili është i pari i tyre në këtë sezon dhe në vitit 2019.
Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini dhe shokët e skuadrës do ta paraqesin trofeun tek tifozët e tyre në stadium të hënë.
Kjo do të ndodh para se të fillojë ndeshja.
Zonja e Vjetër në këtë sezon vazhdon të mbetet fuqishëm në garë për tre objektivat, kampionat, kupë dhe Ligë të Kampionëve.
Sezonin e shkuar Juve e fitoi titullin dhe Kupën. /Telegrafi/