Mediat italiane shkruajnë se Juventusi do ta mbajë Juan Cuadradon si mbrojtës i djathtë për sezonin e ardhshëm.
Cuadrado mbushi 31 vjet në maj dhe ishte një nga emrat që do të largohej gjatë verës, por Juve i ka mbyllur shitjet e Leonardo Spinazzolas dhe Joao Cancelos.
Në anën tjetër Luca Pellegrini me gjasa të mëdha do të shkojë në huazim te Cagliari.
Duke pasur parasysh këtë, Goal.com shkruan se ai do të përdoret si mbrojtës i djathtë nga trajneri i ri Maurizio Sarri.
Mattia De Sciglio do të jetë zëvendësimi i parë për mbrojtësit e krahut, me Danilon dhe Alex Sandron, që do të luajnë nga fillimi.
Kolumbiani luajti gjashtë ndeshje si mbrojtës i djathtë nën drejtimin e Max Allegrit, duke siguruar katër asistime.
Gazzetta dello Sport shkruan se kolumbiani do të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2021, me pagën e tij aktuale 4 milionë euro. /Telegrafi/