Juventus është i pritur që të bëjë ofertë për ish mesfushorin e Romës, Leandro Paredes, i cili aktualisht është pjesë e Zeniti.
Oferta pritet që të bëhet pas Kampionatit Botëror që mbahet në Rusi gjatë verës.
Sipas Calciomercato.com, Paredes është në orbitën e Juves tash e një kohë, që kur erdhi nga Boca Juniors te Roma në vitin 2014.
Sipas ueb faqes argjentinasi është lodhur nga Zenit St Petersburg dhe Rusia, dhe kërkon një klub të ri.
Agjenti i tij është takuar me drejtorin sportiv të Bianconerëve, Fabio Paratici, por Zenit nuk lëviz nga shuma e kërkuar prej 45 milionë euro.
Real Madridi po ashtu mbetet i lidhur me lojtarin, që e sheh si zëvendësues të Toni Kroos.
Paredes në Itali ka luajtur edhe te Empoli dhe Chievo. /Telegrafi/