Telegrafi

Juventusi synon t’i kthehet fitores në ndeshje ndaj Bolognas, formacionet zyrtare

Juventusi dhe Bologna kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër edhe nikoqire e Bolognas në takimin e vlefshëm për javën e 19-të, takim që zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 12:30.

Ekipi i Andrea Pirlos vjen në këtë ndeshje pas humbjes në derbi nga Interi dhe synon t’i kthehet fitores për t’u afruar edhe më shumë me vendet e para.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të luhatshme në ndeshjet e fundit dhe do të ishin të kënaqur nëse arrijnë të marrin një pikë nga ky takim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Danilo; McKennie, Arthur, Bentancur, Bernardeschi; Kulusevski, Ronaldo

Bologna: Skorupski; De Silvestri, Tomiyasu, Danilo, Dijks; Schouten, Svanberg; Orsolini, Soriano, Vignato; Barrow

/Telegrafi/