Site icon Telegrafi

Juventusi synon ta rikthejë Castagnen në Serie A

Timothy Castagne ka shkëlqyer në kampionatin italian Serie A për tre sezoni radhazi me fanellën e Atalantës.

Mbrojtësi i djathtë belg vendosi që karrierën ta vazhdoj në Ligën Premier të Anglisë me Leicester Cityn, kur iu bashkua në verën e vitit 2020 për 24 milionë euro.

Megjithatë vetëm pas një viti në futbollin anglez, Castagne mund të rikthehet përsëri në Serie A.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi është duke kërkuar një mbrojtës të krahut të djathtë dhe Castagne është në krye të listës.

25-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Andrea Pirlo që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.

Calciomercato ka raportuar se Zonja e Vjetër tanimë ka nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit dhe vet Castagnes i pëlqen ideja të luaj për një skuadër të madhe siç është Juventusi.

Megjithatë afrimi i lojtarit nuk do të jetë aspak i lehtë, duke parë kontratën e tij afatgjate deri në vitin 2025 me ‘dhelplrat’.

Reprezentuesi belg vlerësohet shumë në Angli dhe çmimi i tij tani sillet rreth 40 milionë euro.

Castagne këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje ku ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime me fanellën e Leicesterit. /Telegrafi/

Exit mobile version