Telegrafi

Juventusi synon fitoren e radhës në ndeshje ndaj Sampdorias, formacionet zyrtare

Juventusi dhe Sampdoria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Bianconerët janë nikoqir të Sampdorias në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë dhe që pritet të zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 12:30.

Ekipi i Massimiliano Allegrit e nise keq sezonin me dy humbje dhe dy barazime, por ka fituar ndeshjen e fundit dhe synon ta vazhdojë këtë formë.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu e kanë nisur keq sezonin me pesë pikë nga pesë ndeshje, por kanë udhëtuar për rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Juventus: Perin; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bernardeschi, Bentancur, Locatelli, Chiesa; Morata, Dybala

Sampdoria: Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Murru; Candreva, Thorsby, Ekdal, Depaoli; Caputo, Quagliarella

/Telegrafi/