Site icon Telegrafi

Juventusi synon fitoren e parë këtë sezon në ndeshje ndaj Empolit, formacionet zyrtare

Juventusi dhe Empoli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër edhe nikoqire e Empolit në takimin e vlefshëm për javën e tretë, takim që zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 20:45.

Ekipi i Massimiliano Allegrit vjen nga një barazim me Udinesen dhe synon ta marr fitoren e parë këtë sezon në Serie A.

Në anën tjetër, mysafirët kanë humbur ndeshjen e parë ndaj Lazios dhe shpresojnë të bëjnë befasi në Torino për të marr një rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Empoli nga minuta e parë luajnë dy shqiptarët: Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami.

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Danilo, Rabiot; Chiesa, Dybala, McKennie

EmpoliVicario; Stojanovic, Ismajli, Luperto, Marchizza; Haas, S Ricci; Bandinelli, Bajrami, Mancuso; Cutrone

/Telegrafi/

Exit mobile version