Juventusi sot (e enjte) mund të shpallet edhe matematikisht kampion i Serie A për sezonin 2019/20.
Zonja e Vjetër udhëton te Udinese për ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A, takim që zhvillohet nga ora 19:30 në Dacia Arena.
Kjo ndeshje vlen “me shumë se tri pikë” për Bianconerët pasi mund t’ua dhurojë titullin e radhës në kampionatin italian.
💪LET'S DO THIS! 💪
🇮🇹 @SerieA
🆚 @Udinese_1896
🏟 Dacia Arena
⏰ 19:30 CEST
📲 #UdineseJuve pic.twitter.com/iKe1VJFF4t— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 23, 2020
Ekipi i Maurizio Sarrit momentalisht ka gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë Atalanta dhe një fitore do ta çonte nëntë pikë epërsi.
Me tri ndeshje të mbetura deri në mbylljen e sezonit dhe me nëntë pikë epërsi, Juventusi do t’i gëzohej automatikisht titullit kampion në Serie A.
Focus on Friuli 🙇🏻♂️#UdineseJuve #ForzaJuve pic.twitter.com/nupNh8Mgsw
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 22, 2020
Edhe nëse humb tre ndeshjet e radhës dhe Atalanta fiton të gjitha, Zonja e Vjetër përsëri do të festonte shkaku i rezultatit pozitiv nga dy takimet mes vete.
Në rast se triumfon në fund, ky do të ishte titulli i nëntë radhazi për Bianconerët dhe i 36-ti në histori. /Telegrafi/