Telegrafi

Juventusi me shumë mungesa ndaj Cagliarit

Juventus do të duhet të bëjë pa Sami Khediran, Patrice Evran dhe Medhi Benatia kundër Cagliarit.

Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 20:45.

Khedira është pushuar nga trajneri, ndërsa Benatia u lëndua ndaj Interit.

Por edhe Evra, ka pasur shqetësime në gju dhe do të mungojë.

Lajm i mirë për trajneri Max Allegri është se Stefano Sturaro është kthyer në skuadër për herë të parë, ndërsa ditë më parë zhvilloi ndeshje edhe me të rinjtë e Juvetusit.

Jashtë vazhdon të mbetet edhe lideri i mesfushës Claudio Marchisio, i cili kishte lënduar ligamentet./Telegrafi/


Skuadra e Juventusit ndaj Cagliarit: Buffon, Chiellini, Pjanic, Cuadrado, Higuain, Hernanes, Alex Sandro, Barzagli, Mandzukic, Lemina, Bonucci, Pjaca, Dybala, Asamoah, Dani Alves, Rugani, Neto, Lichtsteiner, Sturaro, Audero.