Telegrafi

“Juventusi shtëpia ime”

Leonardo Bonucci ka thënë se Juventusi është shtëpia ime.

Mbrojtësi qendror ka qenë i lidhur me Chelsean, pasi ish trajner i tij Antonio Conte është duke e kërkuar me çdo kusht.

Po ashtu edhe Pep Guardiola kishte thënë se ai është një nga lojtarët që atij i pëlqejnë dhe do ta donte te Manchester City.

“Jam mirë në Torino dhe familja ime është e shumë e lumtur këtu”.

“Jam i lumtur që jam pjesë e historisë së Juves dhe nuk shoh arsye për tu larguar. Martesa me Juven u bë vitin e shkuar”.

“Unë jam mirë të Juventusi edhe pse ka oferta. Por përsëri ndjehem mirë te Juventusi. Kjo është shtëpia ime”, ka thënë Bonucci. /Telegrafi/