Telegrafi

Juventusi shkrin Moskën, mposht në kohën shtesë Lokomotivën – sigurohet kualifikimi për fazën tjetër

Juventusi ka fituar si mysafir i Lokomotiva Moskës me rezultat 2-1, në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja nisi shumë mirë për Juventusin që shënoi që në minutën e katërt të ndeshjes me Aaron Ramseyn.

Goli erdhi pas një gabimi të portierit Guilherme që i rrëshqiti topi nga duart pas një goditje të Cristiano Ronaldos.

Por nuk vonoi shumë përgjigjja e Lokomotivës, kur në minutën e 12-të Aleksey Miranchuk shënoi për 1-1, pas një topi të kthyer nga shtylla.

Gonzalo Higuain provoi në minutën e 36-të dhe ishte afër, por pa fat.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë pasi më skuadrat nuk kishin raste të mira.

Në pjesën e dytë fillimisht provoi Cristiano Ronaldo, por portieri Guilherme, priti shumë bukur.

Rast të mirë për rusët kishte Joao Mario, por goditja e tij ndalet në vijën e portën nga Leonardo Bonucci.

Kur pritej që ndeshja ta mbyllej në barazim në skenë doli Douglas Costa që me një aksion të bukur në bashkëpunim me Higuain shënoi për 2-1.

Me këtë fitore Juventusi i ka 10 pikë dhe ka kalaur tutje në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/