Telegrafi

Juventusi, shkëmbim Diego-Dzeko?

Sipas Eurosport, Bianconerët dëshirojnë ta largojnë ‘trekuartistin’ nga skuadra, nëse do të mund ta marrin sulmuesin boshnjak. Dzeko ka qenë shumë mbresëlënës në Bundesliga dhe ishte lidhur me një kalim te Milani gjatë verës së kaluar.

Kjo lëvizje e Juventusit është e mençur në tentim për ta transferuar Dzekon, pasi që dihet se mesfushori i Wolfsburgut, Zvjezdan Misimovic, është shumë pranë largimit, që e detyron klubin gjerman ta pranojë një shkëmbim me Diegon, si zëvendësim të Misimovicit. /Telegrafi/