Juventusi ka shënuar fitore në Allianz Stadium ndaj Udinese me rezultat 4-0 në kuadër të Kupës së Italisë për të kaluar në çerekfinale.
Zonja e vjetër e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar me Gonzalo Higuan në minutën e 16-të, pas një kombinimi shumë të bukur me Paolo Dybalan.
Pas tij ishte radha e Dybalas që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 26-të.
Edhe në pjesën e dytë Juventusi vazhdoi me formën e njëjtë.
Dybala shënoi një super gol nga brenda zonës në minutën e 57-të.
Golin e gjeti edhe Douglas Costa nga pika e bardhë në minutën e 61-të.
Me këtë fitore Juventusi kalon në çerekfinale ku e pret fituesin e ndeshjes Roma – Parma. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tcIAyfV6uhQ
https://www.youtube.com/watch?v=SNv7lgUPF3U
https://www.youtube.com/watch?v=EK4YY4Nf0Nw