Telegrafi

Juventusi s’di të ndalet

 Gjysmë ore mjaftuan për Stephan Lichtsteiner që të kalonte në epërsi ekipin vendas, që e dominoi sfidën plotësisht.

Me rezultat minimal 1-0 përfundoi pjesa e parë dhe në pjesën e dytë u formalizua fitorja.

Sebastian Giovinco (74’) mbylli dilemën e fituesit për 2-0. Në fund për rezultatin përfundimtar 3-0 shënoi Paul Pogba (89’).

Juventusi ka 58 pikë pas javës së 26-të, shtatë pikë më shumë se Napoli që i shkon Udinses të hënën. /Telegrafi/