Juventusi ka shënuar fitore të lehtë përballë Crotones si mysafir më rezultat 2-0.
Skuadra e Massimiliano Allegrit në pjesën e parë nuk u angazhua edhe aq shumë, por kjo edhe për meritë të Crotones që u mbrojt mjaftë mirë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Për të ardhur të goli i parë Juventusi u desh të pres deri në minutën e 60-të.
Po zhvillohej minuta e 60-të e ndeshjes kur Mario Mandzukic shënoi.
Zonja e Vjetër zhvilloi një aksion të gjatë ku fillimisht me kokë gjuajti Këadëo Asamoha, por portieri mbrojti dhe nga topi i kthyer shënoi kroati.
Nuk voni shumë dhe erdhi edhe goli i dytë.
Gonzalo Higuain mori një top të bukur në zonë dhe pasi kaloi portierin tundi rrjetën. Ky ishte goli i 16-të i El Pipitas për Juventusin në Serie A.
Ai shënoi në minutën e 74.
Me këtë fitore Juventusi arriti në kuotën e 57 pikëve, shtatë më shumë se Roma që është e dyta. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=x8I_WPKi3sA&feature=youtu.be&a
https://twitter.com/Seb0u75013/status/829398073231233024