Pas një dënimi prej 15 pikësh në rastin e fitimeve kapitale, Juventusit kërcënohet me zbritjen e 20 pikëve shtesë, të cilat praktikisht do t’i vinin në një luftë të ashpër për mbijetesë.
Edicioni i sotëm i Corriere dello Sport zbulon detaje në lidhje me një hetim të ri për manovrën e pagave të kryer nga Juventusi gjatë periudhës së coronavirusit.
Në vitin 2020, lojtarët e Juventusit njoftuan publikisht se po hiqnin dorë nga një pjesë e pagave të tyre për të ndihmuar klubin të kapërcejë krizën e shkaktuar nga pandemia.
Mirëpo, dyshohet se drejtuesit e Juventusit kanë rënë dakord fshehurazi me ta për pagesën e plotë, të cilën nuk do ta raportojnë në shoqatë dhe as do ta tregojnë në raportet financiare, gjë që është bërë objekt hetimi.
Nëse konfirmohet akuza, kërkesa e prokurorit do të jetë që klubit më të madh italian t’i hiqen të paktën 20 pikë, gjë që do t’i vinte në një situatë thuajse të pashpresë dhe do t’i gozhdonte në fund të tabelës.
The FIGC Prosecutor is ready to ask for a minimum 20 point penalty in the salary manoeuvre case, which is to be judged much more severely than the capital gains case. Add to the 15 points penalty, Juve will be in last place in Serie A. (@CorSport)
— JuveFC (@juvefcdotcom) February 2, 2023
Juve aktualisht ka 23 pikë, që praktikisht do të thotë se në atë rast do të mbeteshin vetëm në tre pikë të fituara. /Telegrafi/