Site icon Telegrafi

Juventusi i rinovon kontratën Bonuccit

Juventus është i vendosur që të mbajë futbollistët më të rëndësishëm të saj në Torino.

Pas Paulo Dybalas radha për rinovimin e kontratës i vjen Leonardo Bonuccit, i cili ishte vënë prej kohësh në shënjestrën e Manchester Cityt.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, Bonucci në të vërtetë nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga Juventusi ku ai dëshiron të qëndrojë përjetë.

Lexo po ashtu Buffon, nga debutimi me Parman deri te maja e suksesit: 10 gjërat që duhet t’i dini për atë (Foto)

Për këtë arsye, drejtuesit e Zonjës së Vjetër i përgatitën kontratën e re futbollistit që skadon në vitin 2021 kur Bonucci do të mbushë 34 vjeç.

Tashmë palët po punojnë për të zgjidhur edhe detajet më të vogla të këtyre tratativave që praktikisht janë të mbyllura.

Mësohet se kontrata e re e Bonuccit do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij nga 3.5 në 5 milionë euro në sezon, shifër së cilës do t’i shtohen edhe bonuse të tjera.

Exit mobile version