Juventusi është rikthyer te fitoret në Serie A, pasi ka mposhtur Empolin me rezultat 4-1.
Zonja e Vjetër ka vuajtur shumë për të marrë tre pikët nga kjo sfidë, pasi në 45 minutat e para e pa vetën në disavantazh 0-1.
Ishte minuta e katërt e ndeshjes kur Mattia De Sciglio shënoi për të shkaktuar befasi në Allianz Stadium.
Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me epërsinë e mysafirëve 0-1.
Por në pjesën e dytë bardhezinjtë treguan një fytyrë krejtësisht tjetër duke bërë përmbysje.
Photos you can hear 📢#JuveEmpoli [2-1] pic.twitter.com/xLSv1g7Ii5
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) February 2, 2025
Sulmuesi francez, Randal Kolo Muani doli në skenë kur kaluan një orë lojë dhe realizoi dy gola të shpejtë brenda tre minutave 1-1 dhe 2-1.
E në minutën e 90-të, fitorja u vulos nga Dusan Vlahovic që shënoi për 3-1.
Krejt në fund të ndeshjes, në skenë doli edhe sulmuesi portugez Flavio Conceicao që shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1.
Juventusi me këtë fitore ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 40 pikë, derisa Empoli mbetet në pozitën e 17-të me 21 sosh. /Telegrafi/