Site icon Telegrafi

Juventusi rikonfirmon besimin për Thiago Motta: Takimi me drejtuesit dhe kërkesat e klubit ndaj trajnerit

Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e Juventusit kanë pasur një ‘takim të gjatë’ me trajnerin Thiago Motta sot, duke kërkuar që ekipi të jetë më shumë solid në mbrojtje dhe të ketë më shumë ’empati’ me ekipin. 

Juventusi është në gjendje krize pasi humbi dy ndeshje radhazi kundër Atalantës dhe Fiorentinës, duke pësuar shtatë gola dhe duke mos shënuar asnjë. 

Drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli konfirmoi besimin e tij te Motta pas humbjes 3-0 kundër Fiorentinës të dielën, ndërsa trajneri refuzoi të jepte dorëheqjen, duke pretenduar se do të ishte “shumë e lehtë” të largohej. 

Sipas Gazzetta dhe mediave të tjera të njohura italiane, CEO Maurizio Scanavino dhe Guintoli u ulën me Thiago Mottan për një takim të gjatë në drekë sot, duke konfirmuar se trajneri nuk rrezikon të shkarkohet. 

Megjithatë, drejtorët këmbëngulën se prisnin një kthesë të shpejtë për të arritur një vend në Ligën e Kampionëve. 

Bianconerët aktualisht janë në vendin e pestë në tabelën e Serie A, një pikë pas Bolognas në vendin e katërt. 

Sipas raportimeve, drejtorët e Juventusit i kërkuan Mottas të rifitonte soliditetin në mbrojtje dhe të kishte një lidhje më të mirë me lojtarët. 

Lexo po ashtu "Ai duhej të ishte shkarkuar pas humbjes në Ligën e Kampionëve" - Moggi kritik ndaj Mottas dhe drejtuesve

Raportet e mëparshme pretendonin se marrëdhënia mes Mottas dhe një pjese të dhomës së zhveshjes ishte përkeqësuar.  

Shumë ekspertë, duke përfshirë legjendën e klubit Alessandro Del Piero, kanë theksuar qëndrimin e dobët të Juventusit në ndeshjet e fundit, veçanërisht mungesën e reagimit të tyre. /Telegrafi/  

Exit mobile version