Trajneri Max Allegri duket se e ka vendosur të ardhmen e tij dhe shumë shpejt pritet të rinovojë kontratën e re me Juventusin.
Trajneri italian u ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë revolucion tek sulmi i Zonjës ndaj dhe bardhezinjtë po planifikojnë emrat të nxehtë për të qenë sa më shumë konkurrues në Ligën e Kampionëve.
Edinson Cavani është emri i parë në listë dhe ëndrra e të gjitha fansave të Juventusit, ndërsa i dyti mbetet Romelo Lukaku që pritet të largohet nga Liga Premier.
Për të siguruar objektivat në afatin kalimtar veror, Juventusit i duhet të shesë njërin nga dy sulmuesit aktual, Alvaro Moratan apo Mario Mandzukicin.
Kroati shihet më i destinuar për tu larguar. Sulmuesi kroat kërkohet nga Tottenhami që është gati të paguajë 25 milionë euro.
Drejtuesit e bardhezinjve po i tentojnë të gjitha mënyrat për të penguar Realin që ta kthej Moratan dhe me paratë e fituara nga Mandzukic priret të binden mbretërit.