Telegrafi

Juventusi realizon edhe golin e dytë ndaj Atletico Madridit

Juventusi ka arritur ta realizojë edhe golin e dytë ndaj Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve në ‘Wanda Metropolitano’.

Pasi Juan Cuadrado e shënoi golin e parë për Zonjën e Vjetër në fillim të pjesës së dytë, torinezët kanë shënuar edhe të dytin.

Nga një asistim perfekt prej Alex Sandros, Blaise Matuidi ka shënuar gol të bukur me kokë në portën e Jan Oblakut në minutën e 65-të. /Telegrafi/