Juventus ka publikuar listën me lojtarët që do të marrin pjesë në ndeshjet e fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Në listën e Max Allegrit nuk ka gjetur vend talenti brazilian Kaio Jorge.
Por në listë janë blerjet e reja të dimrit Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria.
📜 Your #JuveUCL squad for the knockout stages ⚪️⚫️ 💪
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) February 2, 2022
Zonja e Vjetër për kundërshtarë do ta ketë Villarrealin.
Ndeshjen e parë Juventus do ta luajë me datën 22 shkurt në Spanjë dhe atë të kthimit në 16 mars në Allianz Stadium.
Skuadra e Juventusit për Ligën e Kampionëve
Portierë: Szczesny, Perin, Pinsoglio
Mbrojtës: De Sciglio, Danilo, Rugani, Chiellini, de Ligt, Bonucci, Alex Sandro, Pellegrini
Mesfushorë: Locatelli, Arthur, McKennie, Zakaria, Rabiot, Bernardeschi, Cuadrado, Chiesa
Sulmues: Dybala, Morata, Vlahovic, Kean
/Telegrafi/