Juventusi ka publikuar skuadrën e tyre për ndeshjen në Ligën e Kampionëve ndaj Olympique Lyon, ku kthehen nga lëndimet Gonzalo Higuain, Douglas Costa dhe Sami Khedira.
Ndeshja e parë mes skuadrave zhvillohet në Francë të mërkurën nga oira 21:00.
Maurizio Sarri e ka praktikisht skuadrën e plotë, pasi Douglas Costa dhe Sami Khedira janë rikthyer pas disa javësh jashtë me lëndime.
Higuain ka pasur dhimbje, ndërsa Miralem Pjanic kishte një problem muskulor, por janë të pranishëm në këtë listë.
Pas një kohe të gjatë kthehet edhe Giorgio Chiellini.
Skuadra e Juventusit për ndeshjen me Lyonin: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani; Pjanic, Khedira, Ramsey, Matuidi, Rabiot, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi.
/Telegrafi/