Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është lënë jashtë skuadrës për t’u përballur me Parmën në të shtunën, për shkak të një lëndimi në muskuj.
Argjentinasi pësoi një tendosje të muskujve në stërvitjen e sotme dhe Andrea Pirlo e ka lënë atë jashtë ndeshjes me lojtarët e Fabio Liveranit në stadiumin ‘Ennio Tardini’.
Giorgio Chiellini, Merih Demiral dhe Arthur Melo gjithashtu mungojnë për Biankonerët.
La Joya po kalon nëpër nëj sezon tejet të dobët, pasi deri më tani ka shënuar vetëm një gol në Serie A.
Lista e Juventusit për takimin ndaj Parmës: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Dragusin, Frabotta; Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Da Graca. /Telegrafi/
I convocati di Mister @Pirlo_official per #ParmaJuve 📋⚪⚫#ForzaJuve pic.twitter.com/ZIECzqwndF
— JuventusFC (@juventusfc) December 18, 2020