Site icon Telegrafi

Juventusi publikon fanellën e dytë për sezonin 2021/22

Fanella e dytë apo ajo që njihet si fanella mysafire është publikuar tashmë nga Juventusi dhe kompania Adidas për sezonin 2021/22.

Klubet evropiane vazhdojnë të publikojnë fanellat e reja para nisjes së sezonit të ri dhe një gjë të tillë e ka bërë Juventusi me fanellën e dytë.

Kompleti i ri i njohur si i ndeshjeve mysafire është publikuar sot nga Juventusi dhe është krejt i zi me logo të bardha në pjesën e përparme.

Lexo po ashtu Rrjedhë në internet fanella e dytë e Juventusit

Ajo përfshin tre vija klasike të Adidasit në shpatulla, të cilat shfaqin një zbehje nga portokalli në rozë dhe të zezë.

Pantallonat e shkurtra dhe çorapet janë gjithashtu me ngjyrë të zezë me tre vija.

Adidas ka zbuluar kompletin e ri të fanellave të Bianconerëve me Paulo Dybala, Martina Rosucci dhe Weston McKennie duke pozuar me fanellën e re.

Më vonë fanella u zbulua edhe nga vet klubit italian, ndërsa do të jetë në dispozicion në dyqane nga nesër (e premte), 23 korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version