Site icon Telegrafi

Juventusi pritet të humb miliona euro nga shtyrja e garave

Cristiano Ronaldo dhe Douglas Costa. (Photo by Chris Ricco/Getty Images)

Banka “IMI” parashikon që klubi i Juventusit të humbë rreth 110 milionë euro në fund të sezonit, dëm ky i shkaktuar nga situata e krijuar nga coronavirusi.

Ndërprerja e kampionateve të futbollit ka filluar të sjellë pasojat në arkat e klubeve, një ndër të cilët është dhe  “Zonja e Vjetër”.

Duke iu referuar raportit të kësaj banke, 45 milionë euro do të humbin nga të drejtat e transmetimit.

40 milionë euro do të humbin nga të drejtat e sponsorizimit dhe reklamave që do të anulohen dhe 25 milionë  euro do të humbin nga të ardhurat e biletave.

Gjithsesi, duhet sqaruar se analiza ka parasysh skenarin më të keq, i cili përfshin anulimin e të gjitha ndeshjeve brenda dhe jashtë vendit për këtë sezon.

Duhet pasur parasysh se edhe pa efektin e coronavirusit ishte parashikuar një humbje prej 69 milionë dollarë në fund të sezonit për Juventusin. /Telegrafi/

Exit mobile version