Pas disa muajsh thashetheme dhe rrjedhjesh në internet, Juventusi ka zbuluar zyrtarisht fanellën e re si vendas për sezonin e ardhshëm 2023/24.
Zonja e Vjetër ka publikuar edhe zyrtarisht fanellën e parë për sezonin e ri.
E bërë nga kompania Adidas, fanella e re e Bianconerëve mban dizajnin tradicional të shiritave bardh e zi për të cilin njihet klubi, duke i bërë ato të ngjajnë me vijat e një zebre.
Black and white never looked so fresh 🤩
Introducing the new Juventus x @adidasfootball 23/24 home kit! 👕
Get yours now! ⚪⚫
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) May 12, 2023
Stolitë dhe stema e Juventusit janë një nuancë e ngrohtë e të verdhës, një vendim dizajni që ka ndarë fansat.
“E zezë, e bardhë dhe e verdhë. Formuar nga trashëgimia, gati për të ardhmen. Prezantimi i fanellës së re si vendas të Juventusit për sezonin 23/24”, thuhet në njoftimin e Juves.
Black, white, and yellow. Shaped from heritage, ready for the future ⚪⚫️
Introducing the new Juventus x @adidasfootball 23/24 home kit. Get yours now! 👕😍 pic.twitter.com/E0PtqkBd5P
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) May 12, 2023
Fanella tani është në dispozicion për blerje dhe ka të ngjarë të vishet në ndeshjen e ardhshme të Serie A të Juventusit me Cremonese.
Pjesë e prezantimit të kësaj fanelle nga lojtarët e Juventusit ishin Paul Pogba, Danilo dhe Nicolo Fagioli. /Telegrafi/