Telegrafi

Juventusi pret fitoren e radhës ndaj Zenitit, formacionet e mundshme

Zenit St Petersburg dhe Juventusit do të luajnë mes vete sot (e mërkurë) në ndeshjen e Grupit H në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër është mysafire e klubit rus në ndeshjen që pritet të zhvillohet në ‘Gazprom Arena’ me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Massimiliano Allegrit vjen në këtë ndeshje me dy fitore nga dy ndeshjet e para dhe synon ta vazhdojë serinë për t’iu ofruar edhe më shumë kualifikimit.

Në anën tjetër, vendasit rus vijnë nga një fitore e madhe ndaj Malmos dhe shpresojnë të vazhdojnë rezultatet pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave shkaku i dëmtimeve.

Bianconerët pritet t’i kenë dy mungesa të theksuara si Paulo Dybala dhe Adrien Rabiot.

Zenit (4-3-3): Kritsyuk; Sutormin, Chistiakov, Rakitskyy, D. Santos; Kuzyaev, Barrios, Wendel; Malcom, Azmoun, Claudio Luiz.

Juventus (4-3-3): Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Locatelli, McKennie; Chiesa, Morata, Bernardeschi.

/Telegrafi/