Telegrafi

Juventusi pret fitore të lehtë në shtëpi ndaj Beneventos, formacionet zyrtare

Juventusi dhe Benevento kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Beneventos në takimin i cili pritet të zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 15:00.

Ekipi i Andrea Pirlos vjen në këtë ndeshje me një seri pozitive prej tri fitoreve radhazi dhe synon të katërtën për të mbetur në hap me kreun.

Në anën tjetër, mysafirët nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe do të ishin shumë të kënaqur nëse marrin një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Bernardeschi; Kulusevski, Arthur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo

Benevento: Montipo; Tuia, Caldirola, Barba; Foulon, Hetemaj, Viola, Ionita, Improta; Gaich, Lapadula

/Telegrafi/