Telegrafi

Juventusi i prekur nga lëndimet para udhëtimit te Genoa

Juventusi ka brengë të madhe me lëndimet para duelit të vështirë në Marassi ndaj Genoas.

Barzagli me lëndim në krah, Dybala me lëndim në kofshë dhe Pjaca me lëndim në shputë janë definitivisht jashtë kësaj sfide.

Në dyshim mbeten Higuain i cili mendohet se mund të nisë ndeshjen nga minuta e parë, vetëm në rast se Allegri dëshiron ta rrezikojë pasi ende vuan nga lëndimi, teksa në dyshim mbetet edhe Lichtsteiner dhe ky pritet të jetë në stol. Medhi Benatia po ashtu është në dyshim për një lëndim në gju dhe vështirë se do të luajë.

Te Genoa Miguel Veloso është i suspenduar teksa Pavoletti është i lënduar, kurse Orban me të kuq nga ndeshja e kaluar ëhstë po ashtu i suspenduar .

Dueli zhvillohet nga ora 15:00 të dielën. /Telegrafi/