Telegrafi

Juventusi pranë zyrtarizimit të Bonuccit dhe Martinezit

Sipas faqes zyrtare të klubit, dyshja do të jetë të hënën në Torino për t’iu nënshtruar testit mjekësor me Bianconerët. Nëse testet kryhen me sukses, atëherë që të dy pritet që edhe zyrtarisht të nënshkruajnë për Juventusin.

Bonucci ka kaluar një sezon fantastik me Barin, ndërsa u kthye i zhgënjyer me kombëtaren italiane nga Afrika e Jugut. Mesfushori i Catanaias, Martinez, ka qenë i lënduar dhe nuk arriti të paraqitej në Botëror, që ka qenë një arsye më shumë për klubet e interesuara për të. /Telegrafi/