Telegrafi

Juventusi po kërkon klub për shitjen e Szczesnyt

Juventusi është duke kërkuar një klub të gatshëm të nënshkruajë me Wojciech Szczesny dhe të mbulojë pagën e tij prej 6.5 milionë euro për sezon.

Kohët e fundit ka pasur raporte të shumta se Juve po përpiqen ta largojë portierin polak, për t’i hapur rrugë Gianluigi Donnarummas, që mund të vije si lojtar i lirë.

Sidoqoftë, gjetja e një klubi për Szczesnyn është një çështje tjetër dhe ish-portieri i Romës dhe Arsenalit mbetet një opsion i shtrenjtë.

Paga e tij është me vlerë 6.5 milionë euro për sezon, ndërsa ai ka kontratë që zgjat deri në qershor 2024.

Polaku sapo mbushi 31 vjeç, kështu që është në kulmin e tij për një portier dhe është pjesë e klubit nga Torino që nga vera e 2017. /Telegrafi/