Juventusi e ka bërë Luis Suarez objektivin e tyre numër një dhe po punon që ta ndihmojë uruguaianin që të shkëputet nga Barcelona.
Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia, La Gazzetta dello Sport dhe shumë media tjera italiane shkruajnë se Suarez tani është zgjedhja e parë në sulm për Andrea Pirlon.
Uruguaiani aktualisht është duke negociuar që të ndërpresë kontratën me pëlqim të ndërsjellë me klubin e Barcelonës, pasi lojtari nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Ronald Koeman.
Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Juve mund t’i ofrojë Barcelonës disa shpërblime të lidhura me paraqitjet e Suarez, që ta lirojnë lojtarin fillimisht falas.
Kjo mund të lehtësojë transferimin e tij, pasi lojtari ka rënë dakord praktikisht për kushtet personale me Juven.
Ndërkohë interesimi i Bianconerëve për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko është ftohur, pasi lojtari nuk është i bindur nga ideja për të kaluar në Torino. /Telegrafi/