Site icon Telegrafi

Juventusi planifikon t’i ofrojë Ronaldos kontratë dyvjeçare

Juventusi thuhet se po përgatit një kontratë të re për Cristiano Ronaldon.

Sipas asaj që raporton AS, kontrata aktuale e yllit portugez përfundon në vitin 2022.

Bianconerët duan që 35-vjeçari të vazhdojë të qëndrojë edhe për dy vite në Allianz Stadium, e që kontrata e re do të mbante atë deri në vitin 2024.

Nëse arrihet marrëveshja në këto ditë, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të qëndronte te kampioni nga Serie A deri në moshën 39.

Ronaldo po tregon formë të lartë për moshën që ka dhe torinezët janë të kënaqur me kontributin e tij në skuadër.

Qëllimi i skuadrës italian vazhdon të jetë triumfi në Ligën e Kampionëve, andaj ata ende shpresojnë që portugezi t’i ndihmojë në këtë aspekt. /Telegrafi/

Exit mobile version