Në mungesë të tifozëve si pasojë e pandemisë së coronavirusit, klubet janë duke menduar ide kreative për të plotësuar boshllëkun në stadiume.
Serie A pritet të rifillojë më 20 qershor, ndërsa Juventusi mund të projektojë hologramin e Cristiano Ronaldos dhe lojtarëve tjerë në pjesën e ku do të duhej të ishin tifozët në Allianz Stadium.
Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia globale, me ç’rast që nga 9 mars është pezulluar futbolli. Ky sport do të kthehet gjatë qershorit, por natyrisht me dyer të mbyllura.
Sipas Corriere dello Sport, një prej metodave të propozuara për kampionin në fuqi është shfaqja e superyllit Ronaldo dhe bashkëlojtarëve tjerë në stadiumin e zbrazët.
Ka akoma kohë për ide të reja, por është e qartë se Juve planifikon të ofrojë spektakël duke mos i shpërqendruar lojtarët në fushë. /Telegrafi/