Telegrafi

Juventusi përgatit ofertë për Fabregas?

Sipas Tuttosport, Klubi nga Torino beson se spanjolli mund të shtojë kreativitetin në mesfushë.

Braziliani Diego pas transferimit nga Werder Bremen konsiderohet dështim për shkak të paraqitjeve të dobëta. Sidoqoftë është pak e besueshme se Fabregas do të dëshironte një kalim te Juventusi.

22- vjeçari ishte subjekt i spekulimeve për një rikthim te Barcelona, por në disa deklarata, Fabregas e ka bërë të qartë se ai dëshiron të qëndrojë në Emirates. /Telegrafi/