Juventusi kishte sot (e shtunë) një mysafir shumë të veçantë në terrenin e tyre të stërvitjes Continassa.
Bëhet fjalë për djalin e madh të Cristiano Ronaldos, Cristiano Junior, i cili punoi së bashku me babanë e tij në stërvitje.
Ylli portugez postoi një video të vetes dhe djalit të tij duke bërë stërvitjet së bashku në terrenin e Juve sot (e shtunë) gjatë ditës.
https://www.youtube.com/watch?v=iyLt18LVMPk
Nuk është plotësisht një mjedis i ri për të, duke parë që Cristiano Junior është në akademinë e të rinjve të Juventusit.
Videoja u postua në Instagram të CR7, pas një videoje të vetes duke bërë ushtrime të vrapimit sprint. /Telegrafi/