Kampioni aktual i Italisë, Juventus është në kërkim të një mesfushori qendror.
E ardhmja e Paul Pogbas është në pikëpyetje të madhe dhe Juventus tani ka filluar të mendojë për mesfushorë.
Sipas asaj që ka shkruar ‘Tuttosport’, lideri aktual i Serie A është në kërkim të dy yjeve nga Manchester City.
Fjala është për mesfushorin afrikan Yaya Toure i cili pritet të largohet në fund të stinorit nga City pasi nuk është në planet e Pep Guardiolas, dhe brazilianin Fernando.
Toure do të lihet i lirë, ndërsa ajo skuadër që e dëshiron Fernandon duhet që së paku të paguajë 20 milionë euro. /Telegrafi/