Juventusi ka bërë të ditur se Leonardo Bonucci ka pësuar një tërheqje muskulore dhe analizat e detajuara do të bëhen nesër.
Mbrojtësi u desh të dorëzohet në mbrëmjen e së mërkurës përballë Lyonit duke e lënë ndeshjen në mesin e pjesës së dytë.
Për këtë arsye ai ka munguar sot në stërvitje.
“Dje lojtari pësoi një tërheqje muskulore në këmbën e majtë. Analizat e hollësishme do të bëhen nesër”.
Ai pritet të mungojë në ndeshje me Chievon. /Telegrafi/