Telegrafi

Juventusi paralajmëron gjashtë lojtarë për formën e tyre të dobët, në mesin e tyre edhe Pjanic dhe Higuain

Gonzalo Higuain, Blaise Matuidi e Miralem Pjanic. (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images)

Juventus është i pari në kampionat dhe gjithashtu në garë në Kupën e Italisë dhe Ligës së Kampionëve, por ujërat që nuk janë të qetë në Continassa (qendra stërvitore e Juves), ku ndërhyrja e lojtarëve më të vjetër ishte e domosdoshme për të ndihmuar Maurizio Sarrin.

Dy ndeshjet e fundit jashtë, kundër Napolit dhe Veronës sollën në sipërfaqe shumë kritika,  që kishte lindur pas humbjes kundër Lazios në Superkupë.

Sipas AS, menaxhmenti i Juventusit  me në krye Andrea Agnelli, i ka dhënë besim të plot trajnerit, ndërsa kritikat janë drejt lojtarëve.

Maurizio Sarri (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Gazeta spanjolle po ashtu përmend gjashtë lojtarë, që janë ‘paralajmëruar’ nga menaxhmenti i Juventusit për paraqitjet e tyre këtë vit.

Listës i prin Miralem Pjanic, që po zhvillon një sezon të dobët, por nuk mungojnë as emra si Blaise Matuidi, Federico Bernardeschi, Douglas Costa, Alex Sandro dhe Gonzalo Higuaín.

Gonzalo Higuain e Miralem Pjanic. (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

Lojtarët në fjalë janë paralajmëruar, duke iu thënë se në fund të vitit do të këtë një vlerësim përfundimtar, para vendosjes për shitje apo qëndrim. /Telegrafi/