Wagner Ribeiro, agjenti i sulmuesit të Interit, Gabreil Barbosa – Gabigol, e ka pranuar se lojtari i tij e ka zgjedhur Interin shkaku i parave.
Ai tashmë është i gatshëm ta pranoje dhe huazimin për klientin e tij.
“Gabriel u largua nga Brazili kur ishte në një moment të shkëlqyer. Ishte kampion olimpik me Brazilin, titullar te Santosi, pjesë e kombëtares A. Interi shpenzoi 30 milionë euro, një shifër e jashtëzakonshme, pritja ishte si me Ronaldon para shumë vitesh, por trajnerët nuk e hedhin në fushë”.
“Kemi shumë oferta, nga Brazili dhe Evropa, Gabigol nuk është i lumtur në gjendjen aktuale. Në verë e kërkuan dhe Juventusi, Atletico Madridi dhe Leicesteri, por aspekti ekonomik ishte vendimtar dhe zgjodhëm Interin, sepse Juventusi është në të njëjtin nivel me Interin”.
“Duhet të sqarojmë pozicionin e tij tek Interi, sepse kështu nuk vazhdohet. Tohir në verë na tha që Gabigol tek Interi do të bëhej më i miri në botë”.
“Kur Kaka shkoi te Milani kishte përpara Rui Costan, por Ancelotti e hodhi në fushë që në ndeshjen e parë. Gabriel nuk futet as kur Interi është në avantazh apo disavantazh të 3 golave”.
“Drejtori sportiv Piero Auzilio na tha se Gabigol do të luante rregullisht, por iku gjysma e kampionatit. Ndoshta është më mirë largimi në huazim, edhe Adriano iku te Parma dhe u kthye si Perandor tek Interi”, ka thënë menaxheri i lojtarit.