Site icon Telegrafi

Juventusi pa probleme ndaj Spalit

Juventusi ka realizuar fitore komode ndaj Spalit me rezultat 2-0. 

Kampioni i Italisë nuk e pati të cënuar fitoren në asnjë moment.

https://twitter.com/juvegrit/status/1066384530951598080?s=21

Një gjuajtje e lirë e Pjanicit e vuri në pozitë të pastër shënimi Cristiano Ronaldon pas 29 minutash lojë.

Dominimi i madh i Juves vazhdoi, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal.

Pas një ore lojë Juve realizoi golin e qetësisë.

https://twitter.com/k000ra2018/status/1066398017362845697?s=21

Autor ishte Mario Mandzukic që realizoi golin e gjashtë këtë edicion (60′).

Deri në fund Juventusi nuk pati shqetësime sa i përket rezultatit dhe në formë komode realizoi fitoren e radhës.

Juve mban vendin e parë me 37 pikë, 9 më shumë se Napoli e 12 më shumë se Interi, që kanë një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Exit mobile version