Telegrafi

Juventusi i ofron kontratë të re Higuainit

Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images /Guliver)

Gonzalo Higuain ka arritur ta rigjejë formën e mirë te Juventusi, pas huazimit që e kishte te Milani dhe te Chelsea në sezonin e kaluar.

Sulmuesi argjentinas u largua nga Rossonerët për t’u bashkuar me Maurizio Sarrin në afatin e janarit te skuadra londineze, mirëpo nuk arriti ta tregonte vetën.

Por, në këtë verë trajneri italian u transferua te Zonja e Vjetër pas vetëm një sezoni të kaluar te The Blues, e që edhe Higuain u rikthye në Torino.

Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Fillimisht u mendua shitja e argjentinasit në afatin kalimtar veror, mirëpo tani duket se Sarri dëshiron ta mbajë në skuadër si sulmuesin kryesor.

Lexo po ashtu Higuain ‘çmendet’ në stërvitje - pasi nuk e fiton topin e godet trajnerin me këmbë

Sipas Calciomercatos, kampioni i Serie A po mendon që t’i vazhdojë kontratën Higuainit deri në vitin 2021.

Kontrata e argjentinasit pritet që të nënshkruhet edhe zyrtarisht në javën e ardhshme, e që do t’i jap padyshim motiv lojtarit që të vazhdojë me formë të lartë. /Telegrafi/