Site icon Telegrafi

Juventusi me ofertë të lartë për mbrojtësin gjerman Tah

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus po mendon ta rinovojë repartin e mbrojtjes.

Dy qendërmbrojtësit Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli janë drejt fundit të karrierës dhe Juve po mendon t’i zëvendësojë.

Emri i ri në listën e bardhezinjve është mbrojtësi gjerman Jonathan Tah.

21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Bundesliga me Bayer Leverkusenin dhe ka shprehur dëshirën t’i bashkohet një skuadre të madhe.

Mediat gjermane kanë raportuar se tanimë Juventusi ka dërguar një ofertë te Leverkuseni për reprezentuesin gjerman.

‘Zonja e Vjetër’ ka ofruar 25 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit të talentuar.

Ende nuk ka një përgjigje konkrete nga Leverkusen nëse do ta pranojnë ose jo këtë ofertë.

Tah po shihet si zëvendësuesi i ish-reprezentuesit italian Andrea Barzagli te Juventusi.

Për mbrojtësin interesim kanë shprehur edhe Borussia Dortmund dhe Arsenali. /Telegrafi/

Exit mobile version