Në mediat evropiane është duke u raportuar se Juventusi mund të shesë në këtë verë Matthijs de Ligt.
Mbrojtësi holandez nuk ka arritur të përshtatet edhe aq te Zonja e Vjetër, pas kalimit nga ajaxi në verën e kluar.
Por, Corriere di Torino raporton se kampioni i Serie A nuk e ka në mend që të shesë De Ligitin, pasi i ka ofruar edhe një mundësi për edicionin e ri.
Skuadra si Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona janë futur në garë për lojtarin, por torinezët nuk e duan largimin e tij.
Edhe pse thuhet se Juventusi ka pranuar një ofertë rreth 60 milionë euro, ajo është refuzuar menjëherë dhe duan të qëndrojnë me mbrojtësin.
Po ashtu edhe dëshira e De Ligt është që të qëndrojë në Torino dhe të përmirësohet edhe më shumë si mbrojtës, duke mësuar nga Chiellini dhe Bonucci. /Telegrafi/