Club Brugge dhe Juventusi kanë luajtur baras pa gola në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së Ligës në Ligën e Kampionëve.
45 minutat e parë të ndeshjes ishin të dobëta, me të dy skuadrat që nuk kishin raste shënimi.
Sa i përket pjesës së dytë, rastet nuk munguan, me Ferran Jutgla të Club Brugge që iu ofrua golit.
Juventusi rastin e parë e kishte në minutën e 71-të me Teun Koopmeiners, por që goditja e tij shkoi jashtë.
Club Brugge sërish tentoi në minutën e 74-të me Gustaf Nilsson, por që nuk kishte fat.
Thiago Motta bëri disa ndryshime, duke futur në fushë emra si Kenan Yildiz, Dusan Vlahovic, Khephren Thuram dhe Francisco Conceicao, për të ndryshuar rrjedhën.
Zonja e Vjetër kishte rast të mirë me Manuel Locatelli, por Simon Mignolet bëri pritje të madhe.
Me këtë barazim, Juventusi është në vendin e 14-të me 12 pikë, ndërsa Club Brugge është i 18-ti me 11 pikë. /Telegrafi/